Aktualitet
Vjedhja e vitit/ Kasafortë me batanije…detaje

Gazetari i kronikës, Elton Qyno ka zbardhur detajet ku tregon se pastruesja Rozeta Dobi e ka marrë kasafortën nga banesa e zyrtares Alda Klosi me një batanije dhe poshtë pallatit e ka pritur djali i saj.
Ai tha më tej në emisionin “Drejt” se në atë pallat banon edhe Ina Rama që është sot anëtare e KPA-së. Pra ka edhe zyrtarë të tjerë të administratës.
“Pastruesja e ka marrë kasafortën me një batanije dhe poshtë pallatit e ka pritur djali i saj. Silueta e tyre është kapur nga kamerat e sigurisë. Në atë pallat banon edhe Ina Rama që është sot anëtare e KPA-së. Pra ka edhe zyrtarë të tjerë të administratës.
Ai pallat deri vonë është ruajtur edhe nga Garda e Republikës. Pastruesja në atë pallat ka hyrë gati për 5 vite pasi punonte në shtëpinë e zonjës Klosi.
Dyshimet janë ngritur kur është pikasur edhe silueta e djalit të saj dhe më pas është ndjekur çështje në mënyrë dinamike nga specialistët. Unë kam bindjen se pastruesja çfarë ka parë aty e ka çuar në shtëpinë e saj”, tha ai.

