Kosova
Vjosa refuzohet masivisht/ Kurtin do ta ndalojmë
Lidhja Demokratike e Kosovës ka refuzuar ftesën e presidentes së vendit Vjosa Osmani për një takim mes partive opozitare, nismë kjo e iniciuar nga kreu të AAK-së Ramush Haradinaj. LDK-ja gjithashtu ka hedhur akuza për Albin Kurtin, i cili sipas tyre po izolon Kosoven
Deputeti i kësaj partie, Armend Zemaj tha se refuzimi tenton të përcjellë mesazhin se LDK-ja është mbështetëse e fortë e dialogut.
“Sugjerimet tona janë të sinqerta dhe janë në interes të Kosovës. Për ne ka qenë prioritet shtrirja e ligjshmërisë në të gjithë Kosovën dhe integrimin i të gjitha grupeve etnike, sidomos i atij serb në atë pjesë, por veprimet e pakordinuara me aleatët, do kenë pasoja jo vetëm mbi kryeministrin Kurti por mbi gjithë Kosovën, por ne do të bëjmë gjithçka që ta ndalojmë” – deklaroi Zemaj