Connect with us

Kronike

Vlorë/ Aksident i dyfishtë në Dukat-Fushë, 4 të plagosur, 2 prej tyre në gjendje të rëndë

Një aksident i rëndë është regjistruar në mesnatë rreth orës 01:00 në fshatin Dukat Fushë, ku një mjet tip ‘Audi’ dhe një Fiat janë përplasur me njëri-tjetrin.

Si pasojë e përplasjes kanë mbetur të plagosur 4 persona, prej të cilëve 2 ndodhen në gjendje të rëndë, ndërsa dy të tjerë kanë marrë lëndime dhe po marrin ndihmën e parë mjekësore.

Paraprakisht dyshohet se përplasja ka ndodhur si pasojë e shpejtësisë së lartë dhe humbjes së kontrollit nga një prej drejtuesve të automjeteve.

Policia ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e aksidentit.

Aksident i rëndë pas mesnate në Dukat, 4 të plagosur dërgohen me urgjencë në  spital - Aktualitet

Aksident i rëndë në Dukat Fushë/ Përplasen dy automjete, plagosen katër  persona, dy në gjendje të rëndë - Top Channel

Advertisement