Connect with us

Kronike

RENEA DHE FNSH ZBARKOJNE NE VLORE

Në Vlorë po zhvillohet një aksion policie në lagjen e Ujit të Ftohtë për goditjen e një grupi të rrezikshëm kriminal.

10 autoblindë të forcave RENEA dhe të Ndërhyrjes së Shpejtë kanë rrethuar një pallat.

RENEA ka bllokuar Unazën e Vlorës, rrugën paralele me lungomaren. Prej orëve të para të mëngjesit, RENEA ka qenë në monitorim të zonës me dron.

Rreth 40 efektivë janë ende në terren.

LAJM NE PERDITESIM

SPAK ka firmosur 7 urdhër arreste, mes të cilëve edhe për Flodian Plakun i arrestuar më herët për vrasjen e Gentjan Bejtaj ne Larushk të Fushë Krujës. RENEA është në kërkim të Ervis Matodoshaj në zonën e Ujit të Ftohtë.

Pas aksionit për arrestimin e Florjan Plakut, në Orikum të Vlorës dhe sekuestrimit të telefonit të Pole Qorrit, hetimet kanë vijuar nga ana e SPAK prej disa kohësh.

Burime nga policia e Vlorës bëjnë me dije se prej kohësh eksponentë të dyshuar kriminal janë mbajtur nën vëzhgim duke ndërhyrë ditën e sotme në zonën e ujit të ftohtë ku është rrethuar një perimetër i gjerë i sigurisë.

Aksioni është bërë nga forcat Renea dhe SPAK dhe më pas është lajmëruar policia e Vlorës për mbështetje prezente është edhe Byroja Kombëtare e Hetimit.

LAJMI NE PERDITESIM

Pas aksionit për arrestimin e Flodian Plakut, i njohur si Pole Qorri, në Orikum të Vlorës dhe sekuestrimit të telefonit të tij, hetimet kanë vijuar nga ana e SPAK prej disa kohësh. Burime nga policia e Vlorës bëjnë me dije se prej kohësh eksponentë të dyshuar kriminalë janë mbajtur nën vëzhgim duke ndërhyrë ditën e sotme në zonën e Ujit të Ftohtë ku është rrethuar një perimetër i gjerë i sigurisë. Aksioni është bërë nga forcat RENEA dhe SPAK dhe më pas është lajmëruar policia e Vlorës, ndërsa për mbështetje është edhe Byroja Kombëtare e Hetimit.
RENEA ka bllokuar Unazën e Vlorës, rrugën paralele me lungomaren. Prej orëve të para të mëngjesit, ka qenë në monitorim të zonës me dron. Rreth 40 efektivë janë ende në terren. 10 autoblindë kanë rrethuar një pallat.
Flodian Plaku akuzohet për vrasjen e ish-policit Gentian Bejtja në mars 2024, në Larushk të Fushë-Krujës.
Krimi dyshohet se ndodhi me motive hakmarrjeje, si pasojë e luftës së për hakmarrje dhe rivalitet mes grupeve kriminale të Fushë-Krujës, Ervis Martinajt, Indrit Dokles dhe Durim Bamit.
Sipas mediave italiane, Flodian Plaku ishte koka e një grupi kriminal së trafikut të drogës nga Vlora drejt Italisë. Ai kishte lidhje shumë të forta në Toskanë dhe udhëtonte shpesh nga Brindisi për të siguruar ngarkesën. Droga nëpërmjet korrierëve shpërndahej nga Puglia drejt Romës, Napolit, Milanos dhe Firenzes.
Lajmi në përditësim…

Vrasja e Gentian Qarrit, e cila ndodhi mbrëmjen e 6 shkurtit 2021 në Vlorë, është sqaruar. Hetimet e autoriteteve kanë dokumentuar se si u organizua atentati ndaj tij, dhe forcat speciale RENEA janë angazhuar gjithashtu në terren për të ekzekutuar urdhër-arrestet.
Sipas të dhënave hetimore, autorët qëndruan në rrugë për rreth 10 minuta duke pritur momentin kur Qarri doli nga ambientet e një bari aty pranë dhe u drejtua drejt një bari. Pamjet e sekuestruara tregojnë se automjeti Toyota Yaris, ku ndodheshin autorët, u largua pak pasi një makinë policie kaloi zonën, për t’u kthyer dhe për të pritur që objektivi të dilte.
Pamjet e administruara nga policia tregojnë se ai është qëlluar me plumba automatiku nga brenda një makine në lëvizje, duke qëlluar rreth 20 plumba, nga të cilët 6 e kanë goditur në trup. Qarri, i njohur në Vlorë edhe me nofkën “Gëçe”, ishte kthyer në Shqipëri prej rreth tre vitesh pasi kishte vuajtur një dënim prej 11 vitesh burg për trafik droge në Itali.

U arrestua sot në Orikum, me vete iu gjetën dy armë! Kush është Flodian Plaku, vrasësi me tre emra që konsiderohej me rrezikshmëri të lartë - Top Channel

Advertisement