Connect with us

Kronike

Vodhën një banesë, arrestohen dy “skifterët” shqiptarë

Dy shqiptarë, njëri prej të cilëve kishte hyrë ilegalisht në territorin italian, janë arrestuar nga policia italiane, pasi tentuan të vidhnin dy banesa në Mantova. Policia u njoftua përmes një telefonate nga një djalë, i cili kishte raportuar se kishte dëgjuar zhurma në ballkonin e apartamentit të tij. Kjo sepse dy shqiptarët po tentonin të hapnin me mjete të ndryshme derën e ballkonit për tu futur brenda.

Pas mbërritjes së efektivëve, u zbulua se hajdutët kishin plaçkitur shtëpinë e djalit por nuk ishin aty më pasi ishin ngjitur në katet e tjera të pallatit, shkruajnë mediat italiane. 

Pasi dëgjuan britma të forta nga një grua, oficerët u ngjitën në katin e tretë dhe të fundit të pallatit dhe vunë re se dy shqiptarët kishin tentuar të hynin në një shtëpi të dytë, por aty ishin ndeshur me pronarin e banesës, me të cilin u përleshën dhe fizikisht. Dy shqiptarët, me precedentë të mëparshëm për krime kundër pronës (vjedhje shtëpish dhe marrje mallrash të vjedhura) u arrestuan për grabitje dhe u dërguan në burgun vendas.

Advertisement