Connect with us

Kosova

Von der Leyen bisedë telefonike me Kurtin: Kosova të kthehet në dialogun e lehtësuar nga BE

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen ka bërë me dije se ka pasur një bisedë telefonike me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti gjatë ditës së sotme. Von der Leyen shkruan se i ka bërë thirrje Kurtit për depërshkallëzim të situatës në veri të Kosovës dhe rikthim në dialogun e lehtësuar nga BE për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë.

“Fola me kryeministrin Albin Kurti këtë mëngjes. Theksova nevojën urgjente për depërshkallëzim të situatës dhe kthim në dialogun e lehtësuar nga BE-ja për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë. Do të flas me presidentin Vuçiç më vonë gjatë ditës së sotme”- shkruan Von der Leyen.

 

Advertisement