Connect with us

Bota

Von der Leyen më ofendoi’, kryeministri i Sllovakisë: Më quajti idiot se fola me Trump

Kryeministri i Sllovakisë, Roberto Fico pretendon se Presidentja e Komisionit Europian, Ursula Von der Leyen e ka qortuar, pas një telefonate që ai zhvilloi me presidentin amerikan Donald Trump në një kohë kur u vendosën tarifat doganore ndaj produkteve të BE-së nga ana e Uashingtonit.

Fico iu referua një telefonate ‘shpërthyese’ që kishte më herët gjatë kësaj të hëne me Von der Leyen.

Sipas kryeministrit Von der Leyen e nënçmoi dhe e quajti atë idiot.

Fico iu referua një telefonate shpërthyese që kishte më herët gjatë kësaj të hëne me Von der Leyen.

“Robert, çfarë ke bërë, pse ke negociuar kështu me Trump? A je plotësisht i humbur? Ajo më qortoi për gjysmë ore, tha se isha një idiot i madh”, citohet të ketë thënë Fico.

Më pas, në një postim në rrjetet sociale, ai shpjegoi se mënyra se si e shpjegoi fillimisht bisedën me Presidenten e Komisionit Europian në një konferencë për shtyp ishte ironi.

“Shpresoj që presidentja e Komisionit Europian ta ketë kuptuar batutën e konferencës së sotme për shtyp, kur u thashë gazetarëve se presidentja e KE-së më qortoi tmerrësisht, pavarësisht nuk bëra asgjë, siç pretendon opozita sllovake, për të penguar SHBA-në të vendosë tarifa doganore të reja kundër gjithë botës. Kam frikë se mediat sllovake dhe opozita nuk e kuptuan shakanë”, shkroi Fico.

Advertisement