Connect with us

LAJMI I FUNDIT

Von der Leyen zbardh takimin me Edi Ramën

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Bruksel, ku u prit dje nga Presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel. Në fokus të diskutimeve është situata mes Kosovës dhe Serbisë. Gjatë qëndrimit atje, Rama është dhe takuar me presidenten e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen. Detajet e takimit, Von der Leyen i ndau përmes një Twitter, ku ndau edhe një foto me kryeministrin Rama.

“Takim shumë i mirë me Edi Ramën. Ne diskutuam progresin në rrugën e anëtarësimit të Shqipërisë në BE dhe planin tonë të ri të rritjes për Ballkanin Perëndimor.

Kjo do të afrojë rajonin dhe BE-në dhe do të nxisë prosperitetin e partnerëve tanë.” shkruan Von der Leyen në Twitter.

Advertisement