Connect with us

Politike

Votat në Tiranë/ Kryeson Gonxhja nga PS, Tabaku kalon 400 vota para Alimehmetit

Vijon në Tiranë numërimi i votave preferenciale të kandidatëve ku deri tani nga raportimet zyrtare të KQZ-së janë numëruar 603 nga 1282 kuti votimi

PS-ja ka marrë 19 mandate, ç’ka do të thotë se do të fusë edhe shtatë deputetë nga lista e hapur, përveç 12 deputetëve të listës së mbyllur.

Në listën e hapur deri tani më shumë vota ka marrë Blendi Gonxhja, i ndjekur nga ministri i Brendshëm Ervin Hoxhaj dhe Fatmir Xhafaj. Një vend në shtatëshen e parë është edhe për Erion Braçen, Antonela Dedejn dhe Anila Denajn.

Ajo që bie në sy është fakti që jashtë listës fituese deri tani janë emra si Pandeli Majko, Mimi Kodheli, Olta Xhaçka dhe Etilda Gjonaj.

Partia Demokratike për momentin është me 13 mandate në Tiranë, duke futur kështu vetëm një nga lista e hapur. Nga të dhënat e KQZ-së deri tani më i votuari në listën e PD është Jorida Tabaku e cila sapo ka kaluar 400 vota para Ilir Alimehmetit, me këtë të fundit që e sheh veten jashtë Kuvendit.

Jashtë deri më tani ngelet gjithashtu Ilir Meta, Shpëtim Idrizi, Myslym Murrizi dhe Asllan Dogjani.

Sa i përket partive të vogla, Mundësia do të fusë në Kuvend, Agron Shehajn dhe Erald Kaprin, ndërsa Nisma Shqipëria Bëhet do të çojë në Kuvend Adriatik Lapajn, i cili ka marrë më shumë vota se Endri Shabani.

Jashtë Kuvendit mbetet edhe Arlind Qori, pasi i pari i Lëvizjes Bashkë është Redi Muçi, ndërsa PSD-ja do të çojë në Kuvend të parën e listës së mbyllur Albana Pëllumbi.

Lista e PS- 19 mandate
Edi Rama (listë e mbyllur)
Ogerta Manastirliu (listë e mbyllur)
Elisa Spiropali (listë e mbyllur)
Lindita Nikolla (listë e mbyllur)
Taulant Balla (listë e mbyllur)
Adea Pirdeni (listë e mbyllur)
Albana Koçiu (listë e mbyllur)
Igli Hasani (listë e mbyllur)
Delina Ibrahimaj (listë e mbyllur)
Ilva Gjuzi (listë e mbyllur)
Iris Luarasi (listë e mbyllur)
Erion Malaj (listë e mbyllur)
Blendi Gonxhja 12856
Ervin Hoxha 9857                                                                                                                                                                        Erion Braçe 8219
Fatmir Xhafaj 6765
Ornaldo Rakipi 4886
Anila Denaj 3265
Kejsi Elezi 2716
Lista e PD- 13 mandate
Sali Berisha (listë e mbyllur)
Flamur Noka (listë e mbyllur)
Albana Vokshi (listë e mbyllur)
Belind Këlliçi (listë e mbyllur)
Tedi Blushi (listë e mbyllur)
Jozefina Topalli (listë e mbyllur)
Fatmir Mediu (listë e mbyllur)
Edi Paloka (listë e mbyllur)
Erisa Xhixho (listë e mbyllur)
Mesila Doda (listë e mbyllur)
Klevis Balliu (listë e mbyllur)
Besart Xhaferi (listë e mbyllur)
Jorida Tabaku 8603

Mundësia- 2 mandate
Agron Shehaj (listë e mbyllur)
Erald Kapri (listë e mbyllur)

PSD 1 mandat
Albana Pëllumbi (listë e mbyllur)

Nisma Shqipëria Bëhet- 1 mandat
Adriatik Lapaj 1112 vota

Lëvizja Bashkë- 1 mandat
Redi Muçi (listë e mbyllur)

 

Advertisement