Connect with us

Kronike

Vranë e groposën Eni Dollanin në Greqi, arrestohet shqiptari dhe partnerja e tij

GREQI– Dy persona janë vënë në pranga pasi akuzohen se kanë vrarë shqiptarin, Eni Dollani, i cili u gjet i groposur dy ditë më parë në plazhin e Kartelës në Kyparisia. Mediat greke shkruajnë se në pranga kanë rënë një shqiptar 30-vjeçar dhe partnerja e tij greke, 30 vjeçe, ndërsa në kërkim është shpallur një 24-vjeçar. Sipas mediave greke, synimi i autorëve ka qenë grabitja e shqiptarit, pasi natën e krimit, 31-vjeçari kishte shumë para me vete, rreth 10 mijë euro.

Fillimisht viktima dhe autorët janë takuar dhe kanë nisur të argëtohen në një klub nate në Kyparisia. Autorët e kanë kuptuar që Dollani kishte shumë para me vete dhe kur kanë dalë nga lokali, e kanë çuar 31-vjeçarin në plazhin e Kartelës. Aty e kanë goditur disa herë me një send metalik në kokë, duke e vrarë. Më pas i varrosën trupin në rërë, i morën paratë dhe u arratisën. Por, gjurmët që kishin lënë në vendin e ngjarjes, zbuluan krimin.

Dy të arrestuarve iu gjetën gjithsej 5300 euro, të cilat dyshohet se ishin paratë e viktimës. Tashmë vijon puna për kapjen e 24-vjeçarit.

Advertisement