Connect with us

Kosova

Vrapim me pengesa pas dinarit/ Vuçiç njofton partinë për hapat e rradhës

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka thënë se ka njoftuar anëtarët e kryesisë së partisë së tij se nuk ka përparim në bisedimet ndërmjet të dërguarit të posaçëm të Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak, dhe politikanëve të Prishtinës lidhur me përdorimin e dinarit në Kosovë.

“Do kërkojmë zgjidhje deri në momentin e fundit” –  tha Vuçiq pas mbledhjes së Kryesisë së Partisë Progresive Serbe (SNS) dhe theksoi se “prioritet është të ndihmojmë njerëzit në Kosovë që janë në gjendje të vështirë”.

Siç raporton portali serb N1, Vuçiç ka thënë se ka marrë mbështetjen e partisë për formimin e një lëvizjeje të gjerë, e cila nuk është bërë për zgjedhje, por për të ndihmuar vendin I cili ndodhet sot në kushte më të vështira, sepse Serbia dhe bota gjenden para “kohëve shumë të vështira”.

Rregullorja e BQK-së dhe çështja e përdorimit të dinarit serb në Kosovë ishte një nga temat për të cilat biseduan kryenegociatori i Kosovës në dialog, Besnik Bislimi dhe emisari i BE-së, Miroslav Lajçak të hënën në Prishtinë.

Lajçak tha se në takim kishin diskutuar për zbatimin e marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve mes dy shteteve dhe për çështjen e ndalimit të dinarit serb, që siç u shpreh ai, “është pjesë relevante e dialogut”

“Duhet të jemi të sigurt që në fund të fundit qytetarët të mos ndikohen negativisht nga një vendim i tillë. Lidhur me ketë, kam të hapur mundësitë për të dyja palët të bisedojnë” – potencoi emisari europian.

Advertisement