Connect with us

Aktualitet

Alda Nikolli nxori video të Dumanit nga qelia/ Hoxha: Vrasësi më i paskrupullt, ja kush përfiton

Gazetari Artan Hoxha, ka deklaruar se akuzat e hedhur së fundmi në media nga Alda Nikolli për Nuredin Dumanin dhe mënyrën se si ai trajtohet në burg në mënyrë speciale, mund të jetë një përpjekje për të ulur besueshmërinë e tij.

Ai u shpreh se kjo mund të jetë një fushatë e nisur nga jashtë, në mënyrë që dëshmitë e dhëna prej tij deri tani, dëshmi që kanë dërguar pas hekurave persona të rëndësishëm të botës së krimit, mund të shpallen të pabesueshme nëse Dumani humb statusin e bashkëpunëtorit të drejtësisë, e për pasojë këto persona të lirohen.

“Më duket histori si puna e ajsergut. Historia nuk duket kaq e kollajtë saç paraqitet.
Dumani shumë i rëndësishëm për shumë çështje të SPAK.
Janë tentuar edhe më parë që Dumani të vlerësohet si person i pabesueshëm.
Ai nuk duhet të trajtohet si bashkëpunëtor i drejtësisë sepse për mua ai nuk ka qenë i sinqertë me SPAK, i ka zbuluar Prokuroria vetë më vonë.
Në këtë betejë për ta nxjerrë të pabesueshëm shoh edhe këtë ngjarje.
Objektivi është që edhe pse është në burg Dumani, thesari më i madh ë SPAK ka dhe ruhet në kushte ekstreme, tregon që jo vetëm nuk u ruaka, por ai një nga vrasësit më të paskrupullt që ka parë ky vend pasi nuk kishte as rregulla e parime, pa din e iman, i vjen kjo akuzë.
Në vetvete kjo ngjarje tregon se Dumani vijon aktivitetin kriminal pra ai mund të devijojë hetimet dhe mund të urdhërojë akte kriminale. Nëse provohen dmth që humb statusin e bashkëpunëtorin e drejtësisë, dhe të gjithë ata që janë arrestuar nga dëshmitë e tij, lirohen sepse dëshmitë e tij nuk janë të besueshëm.

 

Advertisement