Aktualitet
Vrasja e 2-fishtë/ Familjarët e gruas sherr me policinë
Disa persona, familjarët e Nora Muskurtit, e cila mbeti e vrarë bashkë me të shoqin, Dritan Muskurti kanë debatuar me punonjës të Policisë së Shtetit. Ata janë afruar në rrugën “Islam Alla” ku dhe ka ndodhur krimi i dyfishtë që tronditi Tiranë këtë mesditë. Në momentin që kanë hasur në rezistencën e uniformave blu, ata kanë debatuar me policinë.
Autori i krimit, Arsen Muskurti, vëllai i Dritanit është ende në kërkim. Sherri mes vëllezërve ka ndodhur në një lokal e është transferuar në agjencinë e udhëtimeve për të cilën ishin edhe në konflikt. E pikërisht në pronën për të cilën kishin konflikt, Arsen Muskurti vrau të vëllanë e gruan e tij.