Kronike
Vrasja e 33-vjeçarit Ramazan Mataj në Shkodër, zbardhet pista e hetimit
Ditën e djeshme, në orët e para të mëngjesit, një ngjarje e rëndë u regjistrua në fshatin Dragoç të Shkodrës, ku 33-vjeçari Ramazan Mataj, është gjetur i vrarë me armë zjarri në automjetin e tij.
Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me ngjarjen e rëndë, ku mësohet se pista e vetme në të cilën po heton policia, është një lidhje dashurie që 33-vjeçari Ramazan Mataj ka pasur. Autori i ka zënë pritë 1.2 km larg banesës së tij. Gjurmët e autorit janë ndjekur përmes një qeni të sofistikuar Qeni i policisë, i ka çuar deri në një fare distance në gjurmët e autorit.