Connect with us

Aktualitet

Vrasja e Aleks Nikës, Strasburgu: E vrau shteti dhe nuk zbardhi krimin

Gjykata e Strasburgut ka dalë në një përfundim në lidhje me vrasjen e Aleks Nikës në protestën e 21 janarit të vitit 2021, i cili u vra nga plumbat e Gardës, ku nënvizohet se ka dy shkelje: që shteti ka përgjegjësi për vrasjen e më pas moszbardhjen e vrasjes. Këto janë shkelje të dy aspekteve të së drejtës së jetës, thuhet në vendimin e Gjykatës Europiane për të Drejtat e Njeriut. Në konkluzionet e Gjykatës së Strasburgut, një material rreth 40 faqe, thuhet se ‘ligji i kohës dhe plani masave të Gardës ishin me shkelje dhe nuk garantonin jetën, pra shteti ka përgjegjëis për vrasjen‘. Gjithashtu edhe mos zbardhja e ngjarjes është në shkelje. Sa i takon hetimeve, në konkluzionet Gjykatës së Strasburgut, thuhet se ’hetimi duhet të bëhet dhe të dënohet fajtori kushdo qoftë‘. ‘Hetimi i kryer në këtë rast nuk mund të konsiderohet si efektiv e që të çon në identifikimin dhe ndëshkimin e atyre që janë përgjegjës për ngjarjet e supozuara dhe të vërtetimit të së vërtetës!‘- thuhet në konkluzion. Më tej në konkluzionet e Gjykatës së Strasburgut, thuhet se përdorimi i armës nga Garda që rezultoi në vdekjen e Aleks Nikës nuk ishte në përputhje me artiullin 2 të Konventës që ka të bëjë me mbrojtjen e jetës së njeriut. ‘Gjykata ka gjetur mangësi në kuadrin ligjor që rregullon përdorimin e armëve potencialisht vdekjeprurëse në lidhje me operacionet e kontrollit të turmës në përgjithësi, defekte serioze në planifikimin dhe kontrollin e ngjarjes në shqyrtim dhe një dështim për të demonstruar se përdorimi i forcës vdekjeprurëse nga oficerët e Gardës Kombëtare, që rezultoi në vdekjen e anëtarit të familjes së aplikantit ishte absolutisht e panevojshme, duke pasur parasysh rrethanat. Qeveria ka pranuar se një përdorim i tillë i forcës ishte joproporcional!’- thuhet në konkluzionet e gjykatës. Gjykata e Strasburgut nuk ka dhënë dëmshpërblim, pasi vetë familjarët nuk e kanë kërkuar.

Advertisement