Connect with us

Kronike

Vrasja e efektivit të policisë në Fier, detaje nga vetëdorëzimi i autorit Azgan Mërnica

Pas 48 orësh në arrati, Azgan Mërnica, vrasësi i efektivit Novruz Cenalia është vetëdorëzuar në polici.

23-vjeçari u vetëdorëzua pas negociatave të policisë dhe babait e dajës së autorit.

Krimi i rëndë dyshohet se ndodhi pas një konflikti se kush kishte të drejtën për të kaluar me makinë në rrugën e fshatit.

Të dy debatuan me fjalë e më pas dolën nga mjetet përkatëse. Në këtë moment, Azgan Mërnica qëlloi me një plumb pistolete në kokë efektivin që po shkonte në punë të merrte shërbimin.

Autori ka qenë me të ëmën në makinë në momentin e ngjarjes. Ai u arratis dhe braktisi mjetin tek shtëpia e dajës për t’u arratisur më pas në këmbë për t’u kapur mbrëmjen e të mërkurës.

Azgan Mërnica, 23-vjeçari i cili vrau me plumb në kokë efektivin e forcave Shqiponja, Novruz Cenalia mesditën e 13 majit, në fshatin Baltëz në Fier, është vetëdorëzuar në policinë e Fierit, pas më shumë se 48 orësh në arrati.

Vetëdorëzimi i tij është kryer mbrëmjen e djeshme (15 maj) në fshatin Dërmenas, pas negociatave të babait dhe dajës së tij, të cilët i kanë kërkuar që të dorëzohet pasi në rrethimin që forcat RENEA e FNSH-se kishte bërë ishte i pamundur largimi.

Kanë qenë familjarët që e kanë dorëzuar me makinë civile, moment i cili u sigurua nga media.

VIDEO: Momenti kur vrasësi i policit në Fier futet nga familjarët

Pasi kanë negociuar me të e kanë marrë me makinë për ta dorëzuar. Në video 23 vjeçari duket i qetë teksa hyn në makinë madje ka qenë i qeshur dhe aspak i pikëlluar.

Burimet bëjnë me dije se forcat speciale RENEA ka qenë të orientuara për të vepruar në të gjitha drejtimet nëse nuk Azgani nuk do të dorëzohej.

‘Forcat Speciale RENEA, Forcat Kombëtare të Sigurisë dhe shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, në drejtimin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, kanë vijuar pa ndërprerë veprimet operacionale në terren me qëllim kapjen e autorit të vrasjes së punonjësit të Policisë Novruz Cenalia.

Veprimet Operacionale u shtrinë në një perimetër shumë të gjerë në zonën ku ndodhi ngjarja, duke përdorur dronë të cilësisë së lartë, të cilët kanë monitoruar zonën gjatë gjithë kohës. Po në kuadër të veprimeve operacionale, u ngritën pika kontrolli në gjithë akset rrugore, u forcuan shërbimet në pikat e kalimit, në kufirin jeshil dhe blu. Paralel me veprimet operacionale në terren, policia ka zhvilluar negociata me familjarët e autorit për t’u vetëdorëzuar.

Në pamundësi për tu larguar, familjarët kanë vetëdorëzuar në polici autorin e vrasjes së punonjësit të Policisë shtetasin Azgan Mernica, 23 vjeç, i cili aktualisht ndodhet në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Fier.’- njofton policia.

Ministri i Brendshëm Taulant Balla, pas vëtëdorëzimit të autorit, tha se tashmë drejtësia duhet të bëjë detyrën.

‘Kush ngre dorë kundër punonjësit të policisë, ka ngritur dorë kundër shtetit dhe nuk mund t’i shmanget dot kurrë ndëshkimit.’- shkruan Balla.

 

Advertisement