Kronike
Vra’sja e Elis Rroshkodolit/ Zbardhet dëshmia e kushëririt të autorit të dyshuar: Kamerat e sigurisë…

Dyshohet se një grup kriminal u krijua për të vrarë Elis Rroshkodolin për të marrë hak për ngjarje të ndodhura jashtë vendit, prej nga ku 36-vjeçari ishte kthyer prej një viti.
Deri më tani për atentatin që i mori jetën të riut kanë përfunduar në burg Voltan Xhani dhe kushëriri i tij që punonte në servisin e marrë me qira.
Në kërkim mbetet ende Dritan Milani.
Sipas dosjes së siguruar nga gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha, është pyetur në cilësinë e personit që ka dijeni për veprën penale shtetasi Xhulio Malo, i cili ka deklaruar se: “Servisin “Pro Diagnostic”, i cili gjendet në fshatin Bërzhitë, Njësia Administrative Bërzhitë, Bashkia Tiranë, e menaxhon ai për llogari të një kushëririt të tij, i cili quhet Voltan Xhani, i cili ia ka marrë me qira shtetasit Arben Gjoshi. Në katin e parë është një ambient rreth 450 m2 dhe sipër saj është menduar si zyra për servisin, i cili nuk është funksional ende. Pretendon se ambienti i garazhit nuk menaxhohet nga ana e tij. Nuk ka asnjë dijeni se nga kush menaxhohet pjesa e garazhit. Tregon se ai nuk posedon asnjë çelës të garazhit dhe nuk e di nëse ambienti që ka ai në administrim ka ndonjë hyrjedalje me garazhin.
Servisi “Pro Diagnostic” ka kamera sigurie dhe menaxhimin e bën ai, por mesa di janë vetëm live, nuk mbajnë regjistrime. Kanë pasur probleme me shkëputjen, por më pas është rregulluar, kurse me DVR nuk ka pasur asnjëherë probleme që kur ajo është vendosur. Nuk ka dijeni në lidhje me ekzistencën e mjeteve në garazh, poshtë servisit që menaxhon. Deklaron se ai merr një pagesë nga ana e kushëririt. Nuk e njeh shtetasin Ervin Trale dhe nuk e ka takuar ndonjëherë. Që në fillim të bisedës me shtetasin Arben Gjoshi kanë rënë dakord që kontrata të lidhej midis Voltan Xhani dhe Arben Gjoshi, por për efekt kohe është lënë pas dore. Nuk ka vënë re ndonjë lëvizje të dyshimtë”.

