Connect with us

Kronike

Vrasja e Ilaria Sulës nga ish- i dashuri, dyshime dhe për babain e autorit të krimit, Mark Samson

Në vrasjen e studentes shqiptare Ilaria Sula në Itali, e cila u qëllua më thikë nga ish-i dashuri i saj filipinez Mark Samson, mund të jenë të përfshirë edhe persona të tjerë.

Samson u tha hetuesve se ai e vrau Ilaria në mëngjesin e 26 marsit, pasi pa disa biseda që Ilaria kishte shkëmbyer me një djalë tjetër të ri pasi ishte ndarë nga Samson.

Sipas mediave italiane, autopsia e kryer në trupin e vajzës dhe gjurmët e shumta të gjakut të gjetura kudo në banesë, kanë ngritur dyshime tek hetuesit se Samsoni mund të jetë ndihmuar edhe nga dikush tjetër, përveç nënës së tij, e cila rrëfeu se e ndihmoi të birin për të pastruar gjakun në shtëpi.

Gjatë marrjes në pyetje më 4 prill ishte gjyqtarja e hetimeve paraprake, Anna Minunni, e cila vazhdimisht e pyeti Samsonin nëse ai nuk kishte marr ndihmë nga askush tjetër.

 

 

“Nëna ime nuk mund të ngrejë gjëra të rënda’, u përgjigj studenti.

Por gjyqtarja këmbëngul: Sepse ajo ka një problem me zemrën, e di. Në fakt, nuk po mendoja për të, sinqerisht. Sepse e lexova deklaratën me kujdes. Por sigurisht mund të ketë një person tjetër që ishte në gjendje ta bënte atë fizikisht”.

“Babai im nuk ishte aty. Babai im ishte në Vatikan, ai ishte në Shën Pjetrin. Isha vetëm”, këmbëngul ai.

“Është një punë që e kam bërë për disa orë”, i tha ai gjyqtares, duke rrëfyer sesi e futi trupin e Ilarias në dy thasë të zeza plehrash dhe më pas brenda në valixhe të mbështjellë me thasë të tjerë.

“Pra, e la trupin atje, në valixhe, të mbështjellë me thasë, e le mënjanë, le të themi dhe pastaj filluat të pastroni dhomën tuaj për orë të tëra? Dëgjo, doja të të pyesja një gjë tjetër. Babai juaj ka punuar në një palestër, mendoj, në Via Sciarelli, aty pranë? Po? Kush punon tani në atë palestër? Si pastrues?”.

“A… Babai” përgjigjet Samsoni.

‘Kështu që babai juaj nuk punon më atje, në këtë palestër. Sa kohë ka kaluar?”.

“Që kur doli në pension, nuk e di’, tha Samson.

“Dëgjo, a i ka babai yt akoma çelësat e kësaj palestre?.

“Eh, nuk e di.”, tha Samson.

“Ti nuk e di. Në cilën orë del babai yt nga shtëpia në mëngjes? Pak a shumë, nuk po kërkoj orën e saktë’.

“Rreth orës pesë,” përgjigjet Samsoni, duke tërhequr vëmendjen e gjyqtares hetuese, që e pyet: “Më falni, ku po shkoni në 5? Nëse nuk jeni duke punuar.”

“Mendoj se… Epo, tani m’u kujtua thotë ai bënë dush në palestër”.

“Çdo mëngjes në 5?”

“Jo, jo çdo mëngjes, kur duhet të bëjë dush.”

“Pse nuk e bën në shtëpi? Kur bën dush, shkon në palestër në orën 5, pra i ka çelësat? Pse bën dush në palestër?”

“Sepse ndoshta është gjithashtu një mënyrë për të kursyer para në shtëpi,” përgjigjet Samson.

Advertisement