Connect with us

Kronike

Vrasja e Çekores, lihen të lirë 15 personat e shoqëruar

Grupi hetimor ka përjashtuar nga hetimet për ekzekutimin e 57-vjeçarit Ismet Çekorja në Shkodër, hakmarrjen e Alban Bruçit, i riu që u shpëtoi atentatit të 25 Gushtit.

Rreth 15 persona u shoqëruan nga Policia e Shkodrës në komisariat për t’u marrë në pyetje. Mes të shoqëruarve ishte edhe Alban Bruçi ndaj të cilit më 25 gusht të këtij viti iu bë një atentat në lagjen Rus ndërsa policia shpalli në kërkim Bajram Çekorja si autor i dyshuar, djali i viktimës Ismet Çekorja që u vra dy ditë më parë.

Të gjithë këto persona, përfshirë edhe Bruçin janë lënë të lirë nga policia e Shkodrës. Mësohet se pak ditë përpara se Ismet Çekorja të vritej është takuar me babain e Alban Bruçit pasi kishin lidhje shoqërore të hershme dhe familjet janë sqaruar me njëra-tjetrën se Bajram Çekorja, djali i viktimës nuk ka asnjë lidhje me atentatin ndaj Alban Bruçit.

Tashmë hetimet janë zhvendosur për ngjarje të para disa viteve me të cilat mendohet se ka qenë i përfshirë i biri i viktimës dhe vetë ai.

Dyshohet se ka qenë një person i cili e ka thirrur 57-vjeçarin të dalë nga shtëpia dhe më pas e ka qëlluar duke e plagosur rëndë, për të ndërruar më pas jetë në spital. Ndërkohë që kamerat e sigurisë, të cilat janë sekuestruar nga Policia në bizneset e zonës kanë mundur që të fiksojnë autorin. Ai ishte me motor dhe me skafandër, duke e fshehur identitetin e tij.

Ismet Çekorja është babai i Bajram Çekorjas, i cili është shpallur në kërkim pasi akuzohet se është një nga autorët që i bënë atentat Alban Bruçit mbrëmjen e 25 gushtit. Disa ditë para vrasjes, vetë viktima doli në një deklaratë për mediat mohoi përfshirjen e djalit të tij në plagosjen e Bruçit. Çakorja nënvizoi se këto janë sulme ndaj familjes së tij, që i bëjë disa banditë të veshur me pushtet. Alban Bruçi u qëllua me 19 plumba më 25 gusht në Shkodër, por arriti që të shpëtojë pa u plagosur. 25-vjeçari shkoi vetë në polici dhe bëri një kallëzim për këtë atentat për të cilin Policia ka shpallur në kërkim dhe Tonato Fushën.

Advertisement