Connect with us

Kronike

Emri/ Vrasja e Pjetër Kolës në Pukë, arrestohet pas një viti autori i dyshuar

Një 37 vjeçar është vënë në prangat e policisë së Shkodrës, pasi një vit më parë akuzohet se ka vrarë me armë zjarri shtetasin Pjetër Kola, 44 vjeç, nga Lezha.

Sipas policisë mësohet se i arrestuari është Maltin Gjini, 37 vjeç, banues në Lezhë pasi sipas informacioneve është dhe autori kryesor i vrasjes së 44 vjeçarit më 27 shtator të vitit 2022 në fshatin Kurthpulë, Pukë.

Në kuadër të kësaj ngjarje 37 vjeçari Gjini është dënuar me burg për veprat penale “Vrasja me dashje”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Kjo është një ngjarje që sipas uniformave blu dyshohet se ka ndodhur nga konflikteve që këta të dy kanë pasur në kultivimin e lëndëve narkotike.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të DVP Shkodër ndaluan shtetasin M. Gj., 37 vjeç, banues në fshatin Kalivaç, Lezhë, pasi Gjykata e Pukës i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja me dashje”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. 37-vjeçari akuzohet se më datë 27.09.2022, në fshatin Kurthpulë, Pukë, ka vrarë me armë zjarri, shtetasin P. K., për shkak të mosmarrëveshjeve ndërmjet tij dhe viktimës, të cilët dyshohet se kanë qenë bashkëpunëtorë për kultivim të bimëve narkotike.

Shërbimet e PKK Muriqan, në dalje të RSh-së, ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim nga DVP Vlorë, për veprën penale “Përdorimi me keqdashje i thirrjeve telefonike”, N. Q., 48 vjeç, banues në Torovicë, Lezhë. Veprimet e tjera procedurale për këtë shtetas do të kryhen nga DVP Vlorë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin L. M., 60 vjeç, banues në lagjen “Ahmet Haxhija”, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Advertisement