Politike
Vrasja e policit ne veri/ Berisha: Akt kriminal nga Beogradi
Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar në lidhje me sulmin në Leposaviç të Kosovës, ku një grup i armatosur qëlluan për vdekje një polic dhe plagosën dy kolegë të tij.
Berisha teksa ka dënuar aktin e rëndë, tha se ky akt i shëmtuar kriminal është frymëzuar dhe sponsorizuar nga ultranacionalistë në pushtet të Beogradit
REAGIMI I BERISHES
Sulm terrorist në Liposaviq ndaj policisë së Kosovës. Bie në krye të detyrës një polic dhe plagoset një tjetër.
Të dashur miq,
banda kriminale serbe në Liposaviq kanë ekzekutuar me atentat një polic të Kosovës dhe plagosur një tjetër. Duke u përulur me nderim të thellë para sakrificës sublime të policit që ra në krye të detyrës dhe shprehur ngushëllimet më të ndjera familjes, miqve, të afërmve të tij, uroj shërim të shpejt të policit të plagosur dhe dënoj me forcën më të madhe këtë akt të shëmtuar kriminal, të frymëzuar dhe sponsorizuar nga ultranacionalistë në pushtet të Beogradit. Uroj që autorët e këtij akti të përballen me ligjin me të gjithë forcën e tij. Sb