Connect with us

OPINION

Vrasja e policit në veri/ Dervishi: A do t’i hapë sytë ‘Perëndimi’?

Gazetari Lutfi Dervishi ka reaguar pas sulmit terrorist të orkestruar nga Serbia mëngjesin e sotëm në Veri të Kosovës, ku mbeti i vrarë një polic dhe një tjetër i plagosur.

Dervishi kujton ngjarjet e fundit në Kosovë, ku në fillim u qëlluan dhe plagosën ushtarët e KFOR-it, më pas u rrëmbyen policisët e Kosovës dhe askush nuk mbajti përgjegjës Serbinë.

Postimi i plotë nga Lutfi Dervishi:

Në fillim qëlluan dhe plagosen ushtarët e KFOR-it, por askush nuk mbajti përgjegjës Serbinë, sepse zgjodhën të mbyllin sytë, pastaj rrëmbyen policët e Kosovës, por KFOR nuk ishte në “gjendje” të përcaktonte se ku janë rrëmbyer se i kishin sytë e mbyllur. Sot kanë vrarë një polic të Kosovës. A do t’i hapë sytë “Perëndimi”?

Advertisement