Kronike
Vrasja e Renato Hoxhaj në Vlorë, zbardhet dëshmia e partneres: I dëgjova të shtënat, por mendova se…

NTV mëson detaje të tjera lidhur me vrasjen e 58-vjeçarit Renato Hoxhaj të dielën në Vlorë. Një prej kamerave të sigurisë ka arritur të filmojë autorin e kamufluar me kapele dhe mbuluar me shall për të mos zbuluar fytyrën. Nga kamera, shihet se autori ka ardhur nga kodra pas banesës së 58-vjeçarit.
Sipas informacioneve nga policia, në vendngjarje janë gjetur 4 gëzhoja të një armë tip pistoletë 9 mm. Viktima ka marrë dy plumba në kokë dhe dy në trup. Deri më tani kamera e sigurisë ka filmuar autorin, i cili është larguar po nga e njëjta rrugë pranë Kodrës së Kuzum Babasë.
Grupi hetimor po mbledh kamerat edhe në zonën përreth me qëllim për të mbledhur të dhëna që mund të çojnë në identifikimin e autorit. Policia ka shoqëruar deri më tani 5 persona, por në dëshmitë e tyre nuk kanë dhënë detaje që mund të ndihmojnë grupin hetimor për ngjarjen
Bashkëjetuesja e viktimës është shprehur se nuk di që 58-vjeçari të ketë pasur konflikte. Ajo ka theksuar se ka dëgjuar të shtënat, por duke menduar se ishin fishekzjarre.
Ne përditësim…

