Connect with us

Rajon

Vrasja e shqiptarit në Greqi, flasin fqinjët: Autori e qëlloi 3 herë…

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga vrasja e shtetasit, Thimi Droboniku (Prifti), mbrëmjen e kaluar në Athinë.

56-vjeçari, është qëlluar 3 herë me një pistoletë 9 mm nga persona ende të paidentifikuar, teksa zbriti nga motori dhe po drejtohej për në pallatin ku banonte.

Fqinjët e tij flasin për një njeri të qetë, i cili të paktën 5 vitet e fundit ka jetuar me familjen e tij në pallatin në rrugën “Atlantos”.

Një fqinj i 56-vjeçarit thotë për mediat greke: “Ishte një këmbësor që e qëlloi. Burri erdhi, parkoi motorin, hoqi kaskën dhe autori e qëlloi. Në atë kohë një person po dilte nga pallati me qenin e tij. Në momentin që ndodhi ngjarja, unë kisha mbaruar dhe isha duke bërë disa punët e fundit dhe një fqinj erdhi me vrap dhe më tha “mirë, nuk ke dëgjuar gjë?” Ata qëlluan një burrë, tani ja ku është”. Dola dhe pashë një burrë poshtë. E kishin vënë në hyrje të pallatit”.

Siç vijon fqinji i 56-vjeçarit, “ajo që më ra në sy është se nuk kishte asnjë pikë gjak. Duhet të jetë kjo e ashtuquajtura goditje e verbër, por nuk e di sepse nuk jam mjek. Ne ishim sipër tij derisa erdhi ambulanca dhe e morën mjekët dhe ai nuk kishte asnjë pikë gjak në këmishë. Ai ishte shumë i gjatë dhe trupmadh. Natyrisht, këmisha e tij kishte shumë ngjyra dhe ndoshta për këtë arsye nuk dukej gjaku, por as në xhupin e tij nuk dukej asgjë. Në një moment e kishim kthyer anash por edhe ai kthehej dhe lëvizte. Menaxheri i pallatit zbriti, mori ambulancën dhe policinë. Menjëherë erdhi një patrullë, më pas erdhën motorët dhe një punonjës i policisë kriminale na tha që të mos prekim asgjë, pastaj mbyllën rrugën dhe po kërkonim gëzhojat”.

Advertisement