Connect with us

Kronike

Vrasja makabre e Iliria Sulës/ Sekuestrohet celulari i saj, ja çfarë zbulojnë autoritetet

Një zhvillim i ri ka ndodhur në hetimet për vrasjen e Ilaria Sulës, pasi karabinierët kanë arritur të sekuestrojnë celularin e saj. Pajisja u gjet në banesën ku ndodhi krimi, në rrugën e Homs, në lagjen afrikane të Romës.

Celulari do t’i nënshtrohet një hetimi të thelluar për të analizuar aktivitetet e fundit mbi informacionet dhe për të hedhur dritë mbi komunikimet e mundshme që mund të ketë, në zbulimin e mëtejshëm të asaj që ka ngjarë ditën e vrasjes. Ilaria Sula, një vajzë 22-vjeçare shqiptare, ishte studente në Universitetin “La Sapienza” të Romës dhe u vra me brutalitet më 25 mars në shtëpinë e ish-partnerit të saj filipinez, Mark Samson. Pas krimit, Samson vendosi trupin e pajetë të Ilarias në një valixhe dhe e hodhi nga një shkëmb në afërsi të Bashkisë Poli. Trupi i saj u gjet shtatë ditë pas zhdukjes, më 2 prill.

Hetuesit dyshojnë se pas vrasjes, autori mund të ketë përdorur celularin e Ilarias dhe ka dërguar mesazhe në emër të saj dhe të familjes duke postuar në rrjetet sociale, duke bërë të tjerët të besojnë se ajo ishte ende gjallë.

Për hetuesit italianë, telefoni i Ilarias mund të jetë një provë kyçe për zbardhjen e krimit të rëndë, që ka tronditur jo vetëm Italinë, por edhe Shqipërinë.

Advertisement