Connect with us

Aktualitet

Vrasja në Kavajë/ Autori e vëzhgoi viktimën me këtë makinë

Automjeti që shihni në këtë foto, tip Volksëagen me ngjyrë gri, është makina që autori i vrasjes së Arjan Gosës, Habib Rexha përdori për të kryer krimin. Bëjnë me dije se ai e vëzhgoi për ditë me radhë viktimën dhe se në kohën ngjarjes ai ishte i vetëm.

Rexha parkoi makinën disa metra larg lokalit dhe shkoi në këmbë drejt tavolinës ku Gosa ndodhej me babain dhe e qëlloi me një plumb në ballë. Ai është ende në arrati dhe dyshohet se është fshehur në veri të vendit. Arma e krimit e përdorur në këtë ngjarje dyshohet se është pistoletë. Nga ana tjetër, anëtarë të dy familjeve kanë deklaruar se nuk ka pretendime për hakmarrje pasi ngjarja është e mbyllur.

Vrasja në Kavajë, autori e vëzhgoi viktimën me

Gjithashtu mësohet se nga pamjet filmike shihet se autori ka zbritur nga makina i maskuar dhe më pas pasi ka kryer vrasjen ai ka hequr maskën për t’u larguar në drejtim të paditur.

Advertisement