OPINION
Vr’asja në Pogradec/ Kikia i ashpër: Prokurore nga pakujdesia e sistemit
Nga Mentor Kikia
Nje vrasje e dhunshme nuk eshte vrasje nga pakujdesia!
Ka ca gjera per te cilat nuk duhet bere kompromis, dhe nje nga keto eshte e drejta per te jetuar.
Po flas per vrasjen ne Pogradec. Kater njerez e rrahin nje burre per ti marre parate, e masakrojne deri ne vdekje. Ekspertiza tregon se viktima kishte shume shenja dhune. Por prokurorja, tre bashkepunetore i liroi dhe vrasesin e akuzoi per “vrasje nga pakujdesia”.
Po e leme debatin, nese u manipulua apo jo ngjarja!
Po e leme faktin, nese prokurorja e ceshtjes, kjo qe eshte ne foto, apo bashkeshorti i saj, eshte apo jo mik i ngushte i avokatit te nje prej atyre qe u liruan!
Po e leme faktin nese vrasesi eshte apo jo pjese e nje bande njerezish, qe u pret shpata ne te gjitha anet!
Te masakrosh nje njeri deri me vdekje nuk eshte krim nga pakujdesia.
Ai nuk po ecte me biciklete, e autori i zuri rrugen papritur dhe e rrezoi.
Jo, ky eshte nje krim barbar!
Askush nuk duhet te ndjehet i qete, as kur fle e as kur zgjohet, deri sa ajo akuze te ndryshoje, e ai maskara dhe banda e tij te shkojne ne burg perjete, sic e parashikon ligji.
Dhe ligjin s’mund ta beje, si ti doje qejfi, nje prokurore.
Kjo grua mund te jete bere prokurore nga pakujdesia e sistemit, por ai krim nuk eshte bere nga pakujdesia.