Connect with us

Kronike

Vrasja në Tropojë/ Autori dhe viktima ishin shokë, sherri nisi në lokal pasi…

Një tjetër vrasje u regjistrua këtë të premte në vendin tonë, duke e bërë nëntorin një muaj të përgjakshëm.

35-vjeçari Flordian Mulaj ekzekutoi me armë zjarri 43-vjeçarin Artur Dauti. Ngjarja ndodhi rreth orës 13:40, në një lokal në fshatin Dojan të Tropojës.

Burime për mediat bëjnë me dije se ata kishin lidhje shoqërore me njëri-tjetrin dhe gjatë ditës së sotme të dy kanë konsumuar alkool për një kohë të gjatë në lokalin e fshatit.

Në gjendje të dehur dhe duke vazhduar në pirjen e alkoolit, ata janë konflikt me njëri-tjetrin dyshohet për motive të dobëta. Pas sherrit në lokal, Mulaj ka shkuar në banesën e tij, Flordian Mulaj ka shkuar në banesën e tij, ka marrë armën e zjarrit dhe është rikthyer sërish në lokal, duke qëlluar menjëherë drejt Artur Dautit dhe duke e lënë të vdekur në vend.

Burime bëjnë me dije se autori dhe viktima nuk kanë patur probleme të mëparshme, përveç konfliktit të sotëm në ambientet e lokalit.

Pas vrasjes, autori Flordian Mulaj është arratisur në drejtim të paditur, teksa autoritetet policore po punojnë për kapjen e tij.

Në drejtim të Tropojës janë nisur forcat operacionale të Policisë së Kukësit, specialistët e Hetimit të Krimeve, dhe dy grupe të Forcës Kombëtare të Sigurisë Njësia Shkodër, për lokalizimin dhe kapjen e autorit.

Ndërkohë, grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti, si dhe shoqërimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje.

Advertisement