Aktualitet
“Vrasje e planifikuar”, avokati ngre dyshime mbi ekzekutimin e Liridona Murselit: Nuk ngjan me grabitje
Një ngjarje e rëndë tronditi Prishtinën mbrëmjen e djeshme. Liridona Murseli, gruaja e ish-këshilltarit të Behgjet Pacollit, Naim Murseli mbeti e vrarë pasi persona të armatosur i grabitën dhe më pas qëlluan me armë drejt makinës së çiftit Murseli.
Teksa policia vijon hetimet për ngjarjen, avokati i njohur në Kosovë Arbër Jashari përmes një postimi në Facebook, ngre dyshime mbi rastin, duke deklaruar se ngjan me një ngjarje të planifikuar.
Avokati Jashari thotë se grabitësit nuk targetojnë qytetarë që udhëtojnë me makinë, por institucione si banka apo argjendari. Ai thotë se grabitësit gjithashtu nuk qëllojnë, vetëm në raste kur ndihen të rrezikuar, dhe sipas tij është pak e besueshme që grabitësi të jetë ndjerë i rrezikuar nga një grua.
Shkrimi i plotë
Pse akti i mbrëmshëm kriminal në Prishtinë, më shumë ka karakteristikat e një vrasje të planifikuar se sa grabitje? Grabitesi nuk grabitë vetura private, sepse ai nuk rrezikon për pak. Grabitësit zakonisht kanë target bankat, veturat që bartin para, bizneset qe kanë shumë qarkullim (marketet, pikat e karburanit etj.), vëndet që kanë gjera me vlerë (ari psh.)
Grabitësi e di, qe sot njerzit nuk mbajnë shumë para me vete, e as shumë stoli ose gjëra tjera të çmuara. Është zor e besueshme qe grabitësit marrin telefona.
Grabitsi nuk ka qëllim vrasjen. Ai qëllim primar e ka të ushtroj frikë në mënyrë që ta marr plaçkën. Grabitësi vret veq kur i rrezikohet jeta ose zbulimi i identitetit. Është pak e besueshme që grabitësit të jenë ndjerë të rrezikuar, e sidomos nga një grua.
Uroj që ky rast të zbardhet shpejtë.