Kronike
Vrasjen e biznesmenit Lulzim Masha, Henrik Hoxhaj thotë emrin e porositësit
Sot po zhvillohet gjyqi në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për operacionin “Plumbi i artë”. Në seancën e sotme, Henrik Hoxhaj ka bërë një kërkesë që t’i rikthehet statusi i bashkëpunëtorit të drejtësisë.
Hoxha kërkon t’i rikthehet statusi si i penduar, duke pretenduar për herë të parë emër tjetër si porositës të atentatit ndaj biznesmenit Lulzim Masha. Përkundër deklarimeve të Nuredin Dumanit, tha se porositës ka qenë i shumëkërkuari i drejtësisë që dyshohet se fshihet në Dubai, Eldi Dizdari.
Ai ka qënë bashkëpuntori i Nuredin Dumanit dhe grupit të tij në disa vrasje dhe tentativa. Hoxhaj e ka humbur statusin e tij si “bashkëpunëtor i drejtësisë” që në korrik, për shkak se ai nuk ishte treguar i sinqertë për ngjarjet kriminale.