Kronike
Vrau 40-vjeçarin në Babrru/ Pamjet pas krimit: Autori i qetë me telefon në vesh, ‘pastron’ njollat e gjakut
Janë publikuar pamjet e autorit të dyshuar për vrasjen e 40-vjeçarit Hajdar Ismaigfeci, i cili largohet nga vendi i krimit. Në videon e mëposhtme, shihet 38-vjeçari Arlind Demushi, i cili largohet në këmbë nga vendi i krimit. Ai shihet i qetë dhe duke folur në telefon, ndërsa duke ecur mundohet të fshehë dorën e lyer me gjak. Në rrobat e tij vërehen njolla që dyshohet të jenë gjurmë gjaku. Pas ngjarjes, ai është qetësisht në errësirë mes lagjes, për t’u arrestuar më vonë në Durrës.
Ngjarja ndodhi mbrëmjen e djeshme në Babrru, ku trup i pajetë i 40-vjeçarit u gjet në rrugë. Nga hetimet dyshohet se autori dhe viktima ka qenë duke pirë së bashku në një lokal, ndërsa pasi kanë dalë nga lokali janë zënë për motive banale. Autori e ka qëlluar me thikë 40-vjeçarin Hajdar Ismajlgeci, i cili për pasojë ka humbur jetën.
Autori është arrestuar ditën e sotme nga policia, teksa në momentin e ndalimit mësohet se ishte në gjendje të dehur. Policia bën me dije se në momentin e arrestimit, 38-vjeçarit iu gjet një çantë me veshjet që ka patur gjatë kryerjes së krimit.