Kronike
Vrau shokun e tij në lokal teksa po pinin, arrestohet autori
Një konflikt, i ndodhur dy ditë me parë në Tropojë përfundoi me humbjen e jetës të një 43-vjeçari, shtetasit Artur Dauti.
Autori i ngjarjes është vënë nënë pranga.
Flordian Mulaj, 35 vjeç goditi me armë zjarri 43-vjeçarin Artur Dauti duke e lënë të vdekur në vend. Por tronditëse është se autori dhe viktima ishin shokë prej kohësh dhe ngjarja e rëndë ka ndodhur teksa ishin duke konsumuar alkool në lokalin e fshati.