Rajon
Vuçiç ankohet te Macron: Përpiquni që Prishtina të rikthehet në bisedime
Presidenti serb Aleksandër Vuçiç ka folur në telefon me Presidentin francez Emmanuel Macron, të cilit i ka kërkuar që “të bëjë përpjekje shtesë që pala prishtinase të vijë në vete dhe të kthehet në kornizën e bisedimeve konkrete”.
“Si gjithmonë pata një bisedë te hapur dhe serioze me presidentin francez Emmanuel Macron, të cilit i kam prezantuar pasojat e zhvillimit të rrezikshëm të situatës në Kosovë” – ka shkruar Vuçiç në llogarinë e tij në Instagram.
Ai gjithashtu ka theksuar se Serbia mbetet e përkushtuar ndaj dialogut dhe ruajtjes së paqes, edhe pse, siç tha ai, “komuniteti serb në Kosovë është i vetmi grup etnik në Evropë që është i ekspozuar ndaj dhunës së vazhdueshme”
Ai shtoi se falënderoi Macronin për gatishmërinë e tij për të dëgjuar Beogradin, si dhe për vendosmërinë e tij për të bërë përpjekje shtesë për të “zgjidhur situatën jashtëzakonisht komplekse dhe mbi të gjitha të rrezikshme në Kosovë”.