Connect with us

Rajon

Vuçiç bën bllof: Nuk do të ketë luftë civile, qëllimi protestave, një lidership i bindur në Serbi

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç u ka thënë qytetarëve se nuk do të ketë luftë civile në Serbi dhe se vendi do të luftojë për stabilitet, duke theksuar se përpjekjet për të kryer një revolucion me ngjyra, I cili sipas tij ka deshtuar, kishte dy qëllime – vendosjen e një ekuilibri në rajon, në mënyrë që Serbia të mos “shquhet” dhe vendosjen e një lidershipi të bindur në vend.

Duke deklaruar se njerëz të afërt me qeverinë e kanë kritikuar që nga fillimi për mosreagimin më me vendosmëri ndaj protestave, Vuçiç tha se atij I eshte dashur te veproje me përgjegjësi, duke theksuar se disa nga individët protestues kishin precedentë penalë, dhe se eshte penduar qe I fali, duke permenduar me emer dekanin e Fakultetit të Filozofisë në Nish.

Ai gjithashtu deklaroi se shteti mund te ishte mbrojtur shumë me shpejt, por se nuk e bëri këtë sepse nuk donte që askush të lëndohej.

Vucic gjithashtu theksoi se pas gjithçkaje qe kane bere protestuesit, nuk qendon nuk pakënaqësia apo emocionet, por një sasi e madhe parash të injektuara në Serbi me qëllim shkaktimin e trazirave dhe konfliktit civil.

Sipas tij, paratë e injektuara kane dy qëllime – të vendosin një ekuilibër të ri në rajon në mënyrë që Serbia të mos “jete me e para” dhe të gjitha të voglat e tjera të bëheshin më të forta se ajo, dhe të vendosnin një lidership të bindur në vend.

 

Advertisement