Connect with us

Kosova

Vuçiç do ketë fundin e Millosheviçit, pa lavdi…Diplomati kroat për situatën në Serbi

Ish-ambasadori kroat në Rusi dhe komentatori i politikës së jashtme Bozho Kovaçeviç ka komentuar situatën në rajon dhe në botë për N1 të Zagrebit. I pyetur nëse ka një krizë të thellë politike në Serbi për momentin, Bozho Kovaçeviç u shpreh: “Në Serbi tashmë është e zakonshme të protestohet. Protestat kundër regjimit të Millosheviçit  zgjatën për vite të tëra, si dhe tani kundër regjimit të Vuçiçit. Millosheviçi ra nga pushteti, jo sepse shumica e qytetarëve dolën për të protestuar, por sepse shumica e heshtur, e cila e mbështeti, u bë indiferente. Mendoj se kjo po i ndodh edhe Vuçiçit. Ai arriti të falsifikojë zgjedhjet, por nuk ka reagime masive të mbështetësve të tij për këto protesta, që do të thotë se shumica dërrmuese e banorëve në Serbi janë indiferentë dhe Vuçiç mund të jetë duke jetuar në ditët e fundit të iluzionit të tij se ai ka kontroll të plotë.” – theksoi Bozho Kovaçeviç që gjithashtu kritikoi opozitën se nuk ka një lider. Ai theksoi gjithashtu se opozita nuk duhet të kufizohet vetëm në protesta dhe mitingje, por duhet të artikulojë qartë programin dhe planet për të ardhmen në luftë kundër autokracisë. “Opozita në Serbi është në telashe të mëdha sepse problemi kryesor i politikës së Beogradit është qëndrimi i saj ndaj Kosovës. Perëndimi nuk mund të gjejë një forcë opozitare që do të garantonte normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën dhe prandaj mbështet Vuçiçin sepse ende mendon se ai mund ta bëjë” – tha Kovaçeviç duke shtuar: Përmbysja do të ndodhte nëse sikur njëri nga liderët e opozitës do të thoshte se politikat që synojnë të rivitalizojnë Millosheviçin do të çonin në humbjen e Kosovës nga Serbia. Le të normalizojmë marrëdhëniet me Kosovën”. “Mendoj se Perëndimi është treguar shumë tolerant me Aleksandër Vuçiçin edhe pasi Serbia iu shmang vendosjes se sanksioneve ndaj Rusisë si edhe deri më tani i është shmangur sanksioneve për tentativën për ndërhyrje ushtarake në Kosovë pas ngjarjes në Banjskë të Zvecanit, ne veri të Kosovës. Gjithashtu vendimi i tij për tërheqjen e të gjithë serbëve nga forca policore dhe pushteti lokal në Kosovë mbeti pa reagim përkatës nga BE-ja” – deklaroi ish-ambasadori kroat në Rusi Duke folur për kreun e entitetit serb në Bosnje Hercegovinë, Kovaçeviç tha se Milorad Dodik ka kërcënuar me shkëputjen e Republika Srbska dhe se kjo deklaratë fatkeqësisht ka rreziqe për stabilitetin e Bosnje Hercegovinës dhe Rajonit.

Advertisement