Kosova
Vuçiç do të bjerë mbi litium/ Do të rrëzohet nga populli ose nga të huajt
“Blerja e avioneve luftarak francez ‘Rafale’ ishte një manovër për të fituar mbështetje për të qëndruar në pushtet. E njëjta gjë vlen edhe për minierat e litiumit. Regjimi ne Serbi nuk mund të mbijetojë pa mbështetjen e huaj, sepse mbështetja e brendshme po mbaron. Vuçic nuk është i befasuar nga ngjarjet në Kosovë dhe për këtë nuk ka asnjë reagim ndaj ndërhyrjes së policisë së Kosovës në institucionet serbe. Në të njëjtën kohë, Vuçic mburret se i ka përmbushur të gjitha obligimet nga plani franko-gjerman, por nuk do ta nënshkruajë atë, për dallim nga Albin Kurti që dëshiron ta nënshkruajë, por nuk do ta zbatojë” – keshtu deklaroi Zdravko Ponosh, kryetar i partisë Serbia Center, në një intervistë për Radar.
Ai po ashtu theksoi se presidenti i Serbisë nuk ka më kredibilitet ne popull.
“Unë besoj se gjithçka qe po ndodh është e planifikuar, dhe kjo do të thotë dorëzim i Kosovës. Në veri nuk flitet më për jugun, sepse është plotësisht i integruar, që nga fillimi i vitit serbët kanë marrë 10 mijë pasaporta të Kosovës. Kjo do të thotë se ata nuk kanë më asnjë besim në institucionet e Serbisë dhe nuk kanë shpresë për asgjë. Për ta është shpenzuar marka e Listës Serbe dhe e Vuçiqit. Tani ata mbështeten vetëm tek vetja dhe përpiqen t’u mbijetojnë këtyre rrethanave”- theksoi Ponoš.
I pyetur nese ka qene i pergatitur prej kohësh skenari i heqjes dorë nga simbolet dhe shtetësia serbe, apo gjërat ndryshuan pas ngjarjeve në Banjskë?, Ponosh deklaroi” –
“Besoj se ideja e Vuçiqit ishte që simbolet të mbeten, por thelbi të ndryshojë. Kurti mori iniciativën pas Banjskës, sepse ajo që bëri Vuçiq ishte një gafë e plotë, e cila u shkaktoi dëme të mëdha serbëve në Kosovë dhe interesave të Serbisë. Disa njerëz vdiqën në Banjska , ai po luante luftën, ndoshta dikush e këshilloi të bënte të njëjtën gjë si Millosheviqi, duke krijuar një iluzion tek serbët vendas se ata mund të shpresonin për shpëtim nga Beogradi. Kjo ndihmë nuk ishte planifikuar kurrë, por plani ishte që projekti të dështonte, dhe kjo eshte ajo qe po ndodh tani”.
I pyetur per blerjen e avioneve francez Rafale, Ponosh tha se Vuçic nuk ka asgjë më shumë për të ofruar në Kosovë. Prandaj nisi disa dorëzime të tjera, sepse e di që ishte dorëzimi që e mbajti në pushtet dhe kjo e solli në pushtet.
“Vuçic deri më tani vetëm sa ka ulur çmimin. Perëndimi synon t’i sjellë gjërat në pikën e nënshkrimit të një dokumenti. Kosova nuk është më atu, nuk mund të tregtohet më. Ajo monedhë tashme është në duart e Putinit.” – theksoi Zdravko Ponosh