Rajon
Vuçiç flet me Kodin Mors/ I bën thirrje Perëndimit dhe Kosovës
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka thënë sërish se Serbia vazhdon të kërkojë tërheqjen e forcave speciale nga veriu i Kosovës dhe largimin e kryetarëve te zgjedhur nga pakica atje, ndalimin e keqtrajtimeve ndaj serbeve dhe lirimin e te arrestuarve te pafajshëm.
Ai perseriti gjithashtu se Serbia do të marrë vendimet e veta, nuk do të konsultohet me askënd dhe nuk ka obligime ndaj askujt
Vucici deklaroi dhe kerkoi nga qytetarët e Serbisë që t’i besojnë lidershipit të tyre, teksa dhe u shpreh me disa fjale te koduara drejtuar Perendimit: Ne do të flasim kur të tjerët të jenë gati për të folur. Deri atëherë, ne nuk do të flasim