Connect with us

Kosova

Vuçiç heq dorë nga Kosova, e zëvendëson me Republika Srpska

“Mos shikoni Kosovën, shikoni Republikën Srpska” –  Kështu sipas Nova-s serbe mund të interpretohet mesazhi që qeveria në Beograd e drejtuar nga Aleksandër Vuçiç ua ka dërguar qytetarëve të saj.

Përshëndetja e Ditës së Republika Srpska, caktimi i fishekzjarreve të bashkërenduara në Banja Luka dhe Beograd, duke dërguar një delegacion serioz në festimet e Milorad Dodik, është një devijim klasik i vëmendjes nga deshtimi i plotë i politikës serbe në Kosove dhe zhvendosja e fokusit të qytetarëve serbë, në një histori “rezervë” që zgjon ndjenja kombëtare.

Festimi i Ditës së Republikës Srpska prej vitesh është trajtuar si një provokim i qartë për vetë Bosnje Hercegovinën, por edhe për Perëndimin, i cili e konsideron këtë festë jokushtetuese.

Kjo është arsyeja pse nuk është për t’u habitur që ndaj këtij veprimi të sinkronizuar të Beogradit dhe Banjalukës, reagoi menjëherë zëdhënësi i BE-së Peter Stano.

Po pse i duhen Vuçicit të gjitha këto?

Kjo mbështetje më e madhe se here tjeter e Serbisë për Republikën Srpska mund të interpretohet si pjesë e nevojave të brendshme, për të larguar vëmendjen nga problemet aktuale paszgjedhore, dhe veçanërisht nga deshtimi i plotë i politikës kosovare nga Aleksandër Vuçiç.

Duke marrë parasysh vendimin e Qeverisë së Serbisë që automjetet me targa RKS mund të levizin lirshëm në Serbi, nukd duhet te anashkalojne faktin se vetëm serbët nga veriu I Kosoves, janë të vetmit që nuk mund të udhëtojnë në Evropë pa viza dhe tani do të tarifohen edhe për energjinë elektrike, për herë të parë pas më shumë se një dekade. Është një nënvlerësim të thuhet se qytetarët janë të zhgënjyer, përfshirë ata në Serbinë qendrore, e veçanërisht ata në Kosovë. Kjo është arsyeja pse ata me ndjenja kombëtare të lënduara kanë nevojë për një nxitje të re. Dhe çfarë tjetër mund ta zëvendësojë Kosovën, përveç Republika Srpska?

Aleksander Popov nga Qendra për Rajonalizëm, tha per Nova se  “Serbia, duke mbështetur Milorad Dodik, në mënyrë indirekte po mbështet shpërbërjen e Bosnjë-Hercegovinës, pra një krizë të re në Ballkan”

Advertisement