Rajon
Vuçiç jep zyrtarisht dorëheqjen
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka dhënë dorëheqje nga udhëheqja e partisë në pushtet, Partisë Përparimtare Serbe (SNS).
Gjatë mbledhjes partiake, të mbajtur në Kragujevc më 27 maj, Vuçiq e propozoi ministrin e Brendshëm të Serbisë, Millosh Vuçeviq, në postin e kryetarit të kësaj partie.
Vuçeviç është po ashtu zyrtar i lartë i kësaj partie.
Ai pritet që të zgjidhet në krye të SNS-së gjatë të shtunës, teksa mbledhja partiake po vazhdon.
“Milloshi është një zyrtar i përkushtuar ndaj SNS-së dhe ndaj idesë për një Serbi të pavarur dhe prosperuese”, tha Vuçiq gjatë fjalimit.
Vuçiq më herët kishte njoftuar se do të largohej nga drejtimi i partisë. Ai po ashtu njoftoi se duke nisur nga 28 maji do të nisë formimin e një lëvizjeje të re. Por, ai shtoi se do të vazhdojë të qëndrojë në partinë SNS.