Rajon
Vuçiç, mos e mbyt Serbinë/ ‘Danas’ për llomotitjet presidenciale
Gazeta serbe ‘Danas’, shkruan se presidenti Aleksander Vucic është në telashe pasi hulumtimet tregojnë se numri më i madh i votuesve të tij nuk e kanë kuptuar as tërheqjen e tij nga kreu i parties dhe as “idenë e krijimit të një lëvizjeje mbipartiake që do të ishte mbi Partinë Progresive Serbe”. Për shkak të kësaj në një nga adresimet e tij të panumërt, Vucic njoftoi se tani për tani është luajtur vetëm pjesa e parë dhe duhet pritur e dyta.
Danas shkruan me nota të forta ironie se serbët po jetojnë në ‘epokën e platinit’ dhe do të duhet të presin edhe pas sa të vijë ‘epoka e artë’
Biljana Djordjevic, tha për gazetën serbe se Serbia ka “ka pabarazinë më të madhe sociale në Europë’ dhe është vendi që më shumti “promovon dhunën dhe urrejtjen në hapësirën publike”.
“Vucic është në panik pasi po i bie mbështetja. Ai ka nisur të flasë broçkulla, duke nisur nga inteligjenca artificiale, makinat fluturuese dhe ca fjalime kua ai vetëm vajton” – tha Stojkovic.