Connect with us

Kronike

Vuçiç nuk do të jetë pjesë e samitit në Tiranë

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç ka deklaruar se nuk do të marrë pjesë në Samitin e BE-së, që do të zhvillohet në Tiranë më datë 6 dhjetor.

Shkak, është bërë sipas tij, shkelja e një marrëveshjeje të Brukselit e dakordësuar mes Serbisë dhe Kosovës.

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç ka përdorur fjalor të vrazhdë ndaj kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti pas emërimit të Nenad Rashiqit ministër për Kthim dhe Komunitete dhe Rada Trajkoviçit si këshilltare e ministrit Rashiç.

Kurtin dhe Rashiçn, Vuçiq i ka quajtur “terroristë lluma”.

Vuçiç ka thënë se përzgjedhja e Rashiçit dhe Trajkoviçit nga Kurti, tregon se ata duan përndjekjen, dëbimin dhe zhdukjen e serbëve nga Kosova.

“Çfarë ka bërë terroristi Albin Kurti, do të duhej ta marr dënimin e merituar nga BE-ja, por natyrisht kjo gjë nuk ka ndodhur”, ka deklaruar ai.

Sipas Vuçiçit, me këtë vendim, Kurti ka shkelur jo vetëm Marrëveshjen e Brukselit, por edhe ligjin ndërkombëtar. Ai ka thënë se Kurti ka zgjedhur “llumat më të këqinj serbë”.

Advertisement