Connect with us

Kosova

Vuçiç: Të gjithë ata që mbështesin Kurtin, mbështesin edhe opozitën në Serbi

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka pretenduar se të gjitha ata që  mbështesin kryeministrin aktual të Kosovës, Albin Kurtin – pa specifikuar emra – po mbështesin edhe partitë opozitare në Serbi, të cilët, sipas tij, shkaktuan trazira në Kuvendin e Serbisë, të martën.

“Cdo gje eshtë e pastër si loti, s’duhet të mendojmë thellë, të gjithë ata që janë me Kurtin janë edhe me Dragan Gjilas-in dhe Zdravko Ponos-in” –  ka thënë ai në një intervistë për mediumin serb, Pink.

Përleshjet mes përfaqësuesve të pushtetit dhe atyre të opozitës kanë shënuar seancën e Kuvendit të Serbisë. Pas miratimit të rendit të ditës nga deputetët e koalicionit qeverisës, ata të opozitës u ngritën nga ulëset dhe aktivizuan mjete piroteknike.

Sipas Vuçiç-it, kjo ngjarje shënoi një ditë të vështirë për Serbinë, meqë qytetarët ishin dëshmitarë të diçkaje që nuk kishte ndodhur që nga krijimi i sistemit shumëpartiak. Ai tha se kërkon përgjegjësi penale dhe është në pritje të veprimeve të prokurorisë.

Advertisement