Connect with us

Kosova

Vuçiçin e helmuan amerikanët/ Droga në gjak dhe detaje ruse nga ‘sëmundja’

Vazhdojnë kontradiktat dhe ngatërresat rreth sëmundjes misterioze, të ashtuquajturës ‘sindroma e paradës’ dhe vizita në Florida, e Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç. Pyetjet janë të shumta, përgjigjet janë shpesh komike dhe cinike, dhe teoritë konspirative po ashtu.

Por mediat ruse duket se as ato nuk po i hedhin Vuçiçit një litar shpëtimi, por ka edhe zëra që i kanë dalë në krah.

“I helmuar apo jo? Çfarë po ndodh me Vuçiçin – a është vërtet i sëmurë apo thjesht u fsheh në suitën e spitalit derisa të kalojë turpi politik?-pyetën mediat e regjimit rus si Ria Novosti dhe Lenta.

Asnjeres prej tyre nuk i shkoi ndërmend, por dhe nuk mund të përjashtohet mundësia që për shkak të gjithe shqetësimeve të muajve të fundit (rebelimi studenteve dhe debakli në skenën ndërkombëtare),  ai është vërtet i sëmurë.

Përdoruesit e internetit sugjerojnë gjithashtu se presidenti serb mund të ketë qenë thjesht i frikësuar.

Apo ndoshta e “helmuan” në SHBA, siç sugjeroi Marat Bashirov, një mjek nga klinika kryesore ruse e sëmundjeve infektive në Tyumen, i cili theksoi se kjo mund te kete ndoshur për inat Putinit, domethënë, për ta penguar Vuçiçin të shkonte në paradë qe do zhvillohet në Sheshin e Kuq më 9 maj.

Sergei Markov, një politolog nga rrethi i Putinit, shprehu një mendim të ngjashëm. Në të njëjtin kontekst, ai përmendi edhe kryeministrin sllovak Robert Fitz, i cili, sipas informacioneve të disponueshme, gjithashtu u sëmur papritur, por që gjithashtu njoftoi mbërritjen e tij në Moskë ku do të marshojnë trupat që marrin pjesë në agresionin kundër Ukrainës, bashkë me ushtarët e Koresë së Veriut që po i ndihmojnë ata.

“A mund të jenë helmuar Vuçiç dhe Fico sepse nuk iu bindën urdhrave të BE-së? Vetëm pak vite më parë, një pyetje e tillë do të dukej si një teori konspiracioni e çmendur.

Por sot, reputacioni i udhëheqjes së BE-së, e cila është hapur kundër paqes dhe pro luftës dhe mbështet regjimin terrorist ukrainas dhe likuidimin e demokracisë në Rumani, Francë dhe Gjermani, është aq i tmerrshëm sa shumë njerëz tashmë po e bëjnë këtë pyetje”, tha Sergei Markov në televizionin rus, duke theksuar se sëmundja e tij duket gjithashtu edhe shumë diplomatike.

“E gjitha është një maskaradë e madhe që mund të ketë rrënjë më të thella dhe “sëmundja” mund t’i shërbejë Vuçiçit vetëm për të dalë nga situata shumë e pakëndshme dhe e ndërlikuar në të cilën u gjend – fiaskoja e turpshme e vizitës së tij në SHBA, ku, me sa duket, pavarësisht shpenzimit të disa qindra mijëra dollarëve, takimi i tij me Presidentin Amerikan Donald Trump, të cilin e kishte njoftuar me agresivitet prej ditësh, dështoi me turp teksa u nxorr jashtë një darke donatorësh republikanë” – deklaroi Sreçko Gjukiç ish diplomat.

Në Beograd thuhet se ai nuk kërkoi ndihmën e ndonjë mjeku në Florida sepse kishte frikë se mos gjenin në gjakun dhe urinën e tij shumë gjëra që nuk janë të përshtatshme për një president që t’i ketë në gjak dhe të cilat do ta diskreditonin.

Advertisement