Kosova
Vuçiçit i mbyllet dera e Berlinit, Unioni zgjat fijen e hollë
Sipas Dragan Šormaz, presidenti i Këshillit Euro-Atlantik të Serbisë dhe ish-zyrtar i SNS-së, tashmë është krijuar një situate, që po e nxjerr ngadalë jashtë loje presidentin serb Aleksandër Vuciç.
Sipas tij, “Nëse ai heq dorë nga Rusia, do të humbasë elektoratin dhe pushtetin (ndoshta jo vetëm kaq), nëse nuk heq dorë, do të humbasë pushtetin për shkak të izolimit ekonomik dhe politik nga BE-ja. Këtu kemi ardhur te më pikantja e çështjes:-Gjermania ia ka “mbyllur” derën Seebisë, BE-ja po e mban atë me fije të holla kurse SHBA-të janë të interesuara vetëm për t’i dhënë fund çështjes së Kosovës.
Çfarë po bën ai?! Atë që ai di vetëm të bëjë.
Šormaz thotë se ai po përpiqet që të shpëtojë lëkurën e tij.
“Po i shet municion Ukrainës, por jo drejtpërdrejt sepse nuk dëshiron t’i tregojë popullit se po bën diçka kundër Rusisë. Në mars, ai pagoi 32.4 milionë euro ndihmë për Ukrainën, por asnjë në media nuk e raportoi këtë lajm. Gjatë gjithë kësaj kohe, ai shpreson që Rusia të fitojë, por edhe kjo është një shpresë e kotë për të, sepse në këtë situatë, Evropa do të ndërtojë një mur edhe më të madh, dhe Serbia nuk mund të jetë në anën ruse të murit. Dëshmi për këtë është armatosja e përshpejtuar e Polonisë dhe ndërtimi i bazës më të madhe të NATO-s në Rumani.
Blerja e paralajmëruar e avionëve luftarak nga Franca është lëvizja më e keqe që Vuçiç ka bërë ndonjëherë dhe tregon natyrën e vërtetë të qeverisjes së tij. Francezët nuk do të mbyllin sytë dhe do të nënshkruajnë kontratën. Qëndrimi i Serbisë është i tillë që na duhen avionë për të mbrojtur qiellin e tokës sonë.
Por të blesh avion të rinj, pa blerë sisteme të reja të mbrojtjes ajrore, sipas Šormaz është ose marrëzi ose paturpësi. Kjo blerje nuk do t’i sjellë asgjë Vuçiçit në kuptimin politik sepse Franca nuk do të ndryshojë politikën e saj.
Për ta Kosova është shtet dhe Serbia duhet të jetë pjesë e sistemit të ri që po ndërtohet për shkak të së ardhmes evropiane.
Prandaj është e nevojshme që të gjithë ata që i kuptojnë ndryshimet në kontinentin tonë, që kuptojnë se e ardhmja e vetme e sigurt e Serbisë është në NATO dhe BE, të bashkohen, të krijojnë një bllok euroatlantik, një bllok ideologjik dhe programor. Vuçiç me siguri do të humbasë nga një bllokim i tillë. Do të duhet shumë sakrificë, durim, por jo edhe aq shumë kohë.