Aktualitet
Whats’up sjell ndryshimin e ri për të rritur privatësinë
SHBA– Kompania META në pronësi, të së cilës është dhe aplikacioni i komunikimit Whats’up ka paralajmëruar ndryshimet e fundit që pritet të pasojnë valën e ndryshimeve në këtë platformë komunikimi, e cila është ndër më të përdorshmet në botë. Kështu kompania me anë të një njoftimi ka bërë të ditur se ndryshimet atni do të vijojnë me mesazhet.
“Për privatësi të shtuar, mesazhet e reja do të zhduken për të gjithë nga biseda pas kohëzgjatjes që zgjidhni”, thueht në njoftim.
Kështu tashmë për të gjithë përdoruesit e aplikacionit mesazhet e shkëmbyera do të mund të fshihen në mënyrë automatike pas një kohe të caktuar duke rritur kështu privatësinë e përdoruesit në një kohë që sot privatësia është tema e ditës për të gjithë. Pak ditë më parë kompania solli një tjetër ndryshim. Ndryshimi ka të bëjë me foton e profilit, përdoruesit do të kenë mundës të përdorin avatarë të përsoanlizuar duke përdorur emoji të ndryshëm dhe duke krijuar personazhe të ndryshme vizatimore duke i dhënë kështu një pamje të re profilit.