Connect with us

Politike

Xhelal Mziu sulmon Gjekmarkajn: Është me fat që është gjallë doktor, duke ditur që s’ka shtyllë kurrizore (pendohet dhe fshin postimin)

Ndonëse në dukje ka një qetësi në grupin parlamentar rreth Sali Berishës, ajo është e gënjeshtërt. Është si qetësia përpara stuhisë, që pritet të shpërthejë nga çasti në çast. Madje, as situata si ajo e një dite më parë me deputetin Agron Gjekmarkaj, kur ky i fundit ka humbur ndjenjat dhe ka përfunduar në spital, nuk i kanë shoshitur dhe nuk i kanë tejkaluar këto përplasje.

Ka qenë deputeti Xhelal Mziu, i cili nëpërmjet një postimi në Instagram, ka ironizuar Gjekmarkajn, duke e quajtur pa shtyllë kurrizore.

“Është me fat që është gjallë Doktor! Kur marrim parasysh që s’ka shtyllë kurrizore!” – ka postuar në profilin e tij Mziu.

Këtë postim deputeti i Dibrës e ka lënë për disa orë vetëm për miqtë e tij, pastaj në mëngjesin e sotëm e ka fshirë. Nuk dihen arsyet e fshirjes, por gjurma në Instagram ngelet dhe shumë ndjekës e kanë parë.

Kjo nuk është përplasja e fundit dhe e vetme në radhët e grupit të Berishës. Ata presin të dalë lista dhe janë në garë se kush t’i serviloset Doktorit, por e sigurt është që sa më shumë afrohen zgjedhjet, aq më shumë do vlojë “kazani” i Berishës. Pas shpalljes së listët, lum kush do rrojë, të shohë gallatë.

Xhelal Mziu sulmon Gjekmarkajn: Është me fat që është

Advertisement