Connect with us

Pinknews

Xhensila shijon pushimet/ Gjykata vendos: Ja sa mijëra euro do pagujë Bes Kallaku për fëmijët çdo muaj

Gjykata e Tiranës ka përfunduar procedurat e divorcit mes aktorit të njohur Bes Kallaku dhe këngëtares së dashur Xhensila Myrtezaj. Vendimi parashikon që Kallaku të paguajë 1,500 euro çdo muaj për mbajtjen e fëmijëve të tyre, Ajka dhe Amen, të cilët do të qëndrojnë nën kujdesin e plotë të Myrtezajt.

Aktori ka gjithashtu të drejtën për të takuar fëmijët disa herë në muaj gjatë fundjavës, si dhe 15 ditë gjatë pushimeve të gushtit.

Megjithëse çifti nuk ka bërë publike arsyet e ndarjes, pasuria e përbashkët, që vlerësohet në rreth 10 milionë euro, mbetet një pikëpyetje. Kujtojmë se çifti zotëron një shtëpi me vlerë mbi 1 milion euro pranë Kopshtit Zoologjik, një nga zonat më të shtrenjta të Tiranës.

Në maj të vitit 2021, Xhensila Myrtezaj hapi një klinikë dermoestetike pranë Liqenit të Thatë, ndërkohë që karriera e saj muzikore vazhdoi të ishte një sukses.

Ky divorc ka tronditur fansat e çiftit, të cilët për vite me radhë kanë qenë një ndër çiftet më të dashura të publikut shqiptar.

Advertisement