Connect with us

Bota

Xi Jinping hap kongresin: Dorë, grusht dhe luftë

Ne nuk do të heqim dorë nga Tajvani

Grusht i hekurt në Hong Kong

Luftë kundër korupsionit

Zero covid

Me këto argument u paraqit në Kongresin e Partisë Komuniste Kineze, presidenti Xi Jinping. Në Sallën e Madhe të Popullit, i brohoritur nga mijëra delegatë të zgjedhur,  të gatshëm për ta mbështetur atë në përpjekjet e tij për të marrë një tjetër mandate, atë të tretin, Xi preku në mënyrë të veçantë çështjen e Tajvanit, e cila është rikthyer në qendër pas tensioneve të fundit me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Ne kurrë nuk do të heqim dorë nga përdori i forces në mbrojtje të Taivanit’ – tha presidenti kinez

Fjalët e tij bëhen edhe më dramatike teksa vetëm dy ditë më parë aeroplanmbajtësja amerikane ‘Reagan’, me 70 avion luftarakë në kuvertë, kaloi në ujërat e diskutueshme mes Kinës dhe Tajvanit, e më pas u kthye në kryeqytetin e Filipineve.

Të enjten e kaluar, forcat amerikane u angazhuan në një stërvitje ushtarake në veri të Manilës… sulme simuluese amfibe dhe taktike të mbrojtjes së përbashkët bregdetare me pjesëmarrjen e më shumë se 2500 marinsave amerikanë dhe Filipinas, në një shfaqje muskulore me të cilën Uashingtoni synon të dekurajojë atë që ai e paralajmëron si një agresion në rritje nga ana e Pekinit.

Advertisement