Aktualitet
Xibraka/ Targa që Bardhi denoncoi si të Olsi Ramës, është e motrës së ish ministres së Sali Berishës
‘Denoncimi’ i bujshëm i Gaz Bardhit për implikimin e pretenduar të Olsi Ramës në dosjen se laborarorit të kokainës në Xibrakë, nuk është thjeshtë një fall me letra apo gjëegjëzë shqupiste.
Pika kyçe në denoncimin e Bardhit ishte një targë.
Në takimin e datës 13.01.2015 me pothuajse të gjithë anëtarët e grupit kriminal, “personi i moshës 45 vjeç me flokë të shkurta”, që ka mbetur i paidentifikuar, ka qenë përdorues i automjetit me targa AA653DM. Nga të dhënat e sistemit TIMS rezulton se Olsi Rama është përdorues i automjetit me targa AA653DM”, denoncoi Bardhi.
Por, Bardhi nuk tregoi se kush ishte pronari i automjetit me targë AA653DM. Ky është një element kyç i një denoncimi.
Makina i përket shtetases Ornela Bregu, motra e Majlinda Bregut, ish ministre e Integrimit në qeverinë e Sali Berishës.
Me logjikën e Bardhit, më të implikuar qenkëra ish ministërja e PD dhe vetë Berisha në dosjen Xibraka se sa Olsi Rama.
Denoncimi i Bardhit ‘fut ujë’ edhe në një anë tjetër.
Çfarë interesi dhe nevoje do të kishte Olsi Rama për t’u bërë pjesë e këtij aktiviteti kriminal? Sa para do fitonte?
Po sikur të ishte pjesë, pse duhej të agazhohej me makinë në terren? A dalin bosët në terren?
Dhe pastaj thonë pas çdo palë zgjedhje pse humbëm më thellë! /Marrë nga facebook
Denoncimi i Gaz Bardhit
Targa e makinës së përmendur nga Bardhi rezulton me pronare Ornela Bregun
Adriatik Doci