Connect with us

Politike

Ylli Manjani tallet me Flamur Nokën: Me atë miellin si filmi me ballistë, do rrëzojë Ramën

Ish-ministri i drejtësisë Ylli Manjani ka komentuar përplasjet e opozitës para Kuvendit.

Manjani ka ironizuar veprimin e deputetit Flamur Noka, i cili hodhi miell para Kuvendit.

Ai e ka krahasuar këtë veprim si tek filmat shqiptarë me ballistët.

“Përplasja, muhabet petullash. Nxori miellin si te ai filmi me ballistët. Është i bukur shumë ai filmi.

Kjo nuk është shpifje, e ka shpik Kinostudio e re këtë gjë”-tha ai.
Advertisement